Hummels, e dashura dhe fanella e Barçës (FOTO LAJM)

Mbrojtësi i Borussia Dortmund dhe kombëtares gjermane Mats Hummels është një ndër emrat më të përfolur për të kaluar te Barcelona sezonin e ardhshëm. 25 vjeçari gjerman preferohet shumë nga drejtuesit katalanas, të cilët shohin tek ai sigurinë për repartin defensiv, që kohët e fundit ka patur jo pak probleme.

Por mesa duket edhe vetë lojtarit po i pëlqen kjo ide. Në një foto të publikuar së fundmi në internet, ku është Hummels së bashku me të dashurën e tij Cathy Fischer, shihet edhe një fanellë e Barcelonës me numër5, numër që mbrojtësi e mban te kombëtarja e Gjermanisë.

A është ky një sinjal i fortë se Hummels do të jetë i Barçës në korrik? Të presim e të shohim.../albeu.com/
Shtuar më 04/05/2013, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori