Qendërmbrojtësi i Borussia
Dortmund, Mats
Hummels, do të luajë për herë të parë kundër ish-kolegun e tij Robert Lewandowski. Ai nuk ka qenë prezent si në ndeshjet e Gjermanisë ndaj Polonisë, si dhe në duelin e fundit mes Dortmundit dhe Bayern Munchen.
"Nuk kam luajtur ende kundër tij. Edhe në stërvitje, kur ishte te Dortmundi nuk më jepej rasti të luaja kundër
Lewandowskit, sepse në të shumtat e rasteve ishim titullarë", nënvizon Humels për "Kicker".
Për 25-vjeçarin gjerman do të jetë ndeshja e parë me kombëtaren pas fitores së Kupës së Botës në Brazil.
Ai nuk mori pjesë as në fitoren e Gjermanisë kundër Skocisë të zhvilluar në
Dortmund, për shkak se ishte i dëmtuar. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2014,
ora 15:38