Humoristi italian tallet me Inzaghin: Nëse kap ndonjë bionde shkon te Shqipëria
Humoristi i njohur italian, Gene Gnocchi e ka komentuar në formë ironie mundësinë e Filipo Inzagit për t’u bërë trajneri i ardhshëm i kombëtares shqiptare.

Duke qenë se Inzagi njihet për marrëdhëniet e shumta me femrat, Gnocchi ka bërë një status në profilin e tij në Twitter duke e trajtuar të ardhmen e trajnerit në varësi të ngjyrës së flokëve të partneres së tij të ardhshme, shkruan Panorama Sport.

Inzagi në Formentera i pavendosur për të ardhmen e tij: ‘Nëse sot kap një brune, qëndron te Venecia, nëse është bionde, shkon në Shqipëri’”, shkruan humoristi në statusin e tij.
Shtuar më 24/06/2017, ora 11:24
Tozzi
e Shtunë 24 Qershor 2017, Ora 16:00
Nuk tallet me të por me ne shqiptart me femrat tona shqiptare qe shiten leht !!!
Koza albanska
e Shtunë 24 Qershor 2017, Ora 16:02
Po po se shqiperia dhe kosova jane bo bordellot me te famshme ne bote..
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori