Hundson Odoi: Jam gati të qëndroj të Chelsea, por me një kusht, të luaj
Nga grumbullimi i kombëtares së Anglisë, ku ndodhet aktualisht me përfaqësuesen e "3 luanëve", sulmuesi 19-vjeçar i Chelsea, Callum Hudson-Odoi, i ka dërguar një mesazh trajnerit Maurizio Sarri. "Jam gati të qëndroj të Chelsea, por me një kusht: Të luaj", thotë Hudson-Odoi.

Sulmuesi kërkohet nga shumë skuadra, si në Premier League ashtu dhe jashtë saj, por "blues" kanë refuzuar të gjitha ofertat. "Ndonjëherë duhet të jesh i durueshëm dhe të presësh rastin tënd. Këtë gjë jam duke bërë edhe unë, por jo përgjithnjë. Shpresoj që këtë sezon, në pjesën e tij të mbetur, të kem më shumë shanse për të luajtur", tha sulmuesi anglez.
Shtuar më 25/03/2019, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori