Huntelaar do të kalimit tek Real Madrid
Albeu.com
Real Madrid thuhet se ka dërguar ofertë në drejtim të klubit holandez Ajax, për të marrë shërbimet e sulmuesit Klaas Jan Huntelaar.Sipas disa mediave spanjolle, Reali ka ofruar 18 milionë funte për holandezin, i cili është favorit i trajnerit të kampionit spanjoll, Bernd Schuster.

Real rikthehet kah Huntelaar pasi që është irrituar nga tentimet për të marrë shërbimet e sulmuesit spanjoll të Valencias, David Villa.

“Di sa dini edhe ju. Duhet ta pyetni Realin ose Ajaxin. Unë tash jam i angazhuar në Ajax. Dhe po, Reali është një klub i shkëlqyeshëm, kjo është e qartë”, ka thënë ditë më parë Huntelaar.
Shtuar më 22/08/2008, ora 17:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori