Huntelaar drejt Manchester United
Klas Jan Huntelar
Jan Klas Huntelaar, sulmuesi holandez i Schalke 04, mund të jetë zëvëndësuesi i Berbatov te Manchester United. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, tranjeri i "DEVILS", Ferguson shikon tek holandezi sulmuesin ideal për ekipin e tij.

Huntelaar është duke kaluar një formë të mirë sportive në kampionatin gjerman duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të skuadrës së tij, Schalke 04.

Bullgari pritet të largohet nga Old Traford në merkaton e janarit dhe ish milanisti, Huntelaar supozohet të jetë ai ideali për ti zënë vendin.

Në ditët e ardhshme, klubi anglez do ti bëjë një ofertë zyrtare gjermanëve dhe për të gjetur akordin për transferimin e holandezit në ishull. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori