Huntelaar operohet në hundë
Hollandezi Klaas Jan Huntelaar, sulmues i Schalke 04, është operuar për një dopio-frakturë në hundë. Sulmuesi u dëmtua në sfidën e djeshme të Europa League kundër qipriotëve të Aek Larnaca.

Gazeta gjermane "Bild" shkruan se lojtari ka thyer hundën dhe është operuar gjatë orëve të narës dhe nuk është diagnostifikuar me zigomo, siç u mendua në fillim.

Lojtari i Schalke 04 doli nga fusha e lojës para kohe dhe i gjakosur. " Do të bëjmë të pamundur ta rikthejmë sa më shpejt të jetë e mundur", deklaroi doktori i klubit gjerman, Horst Heldt. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori