Hyka bën realitet ëndrrën amerikane, ja sa do të përfitojë
Pëlqej
Jahmir Hyken ka vendosur që të vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikes te skuadra e San Jose Earthquakes. Ai ka nënshkruar një kontrate 3-vjecare. Vlera e transferimit te tij nga Luzerna ne San Jose eshte rreth 125.000 $, ndersa vete Hyka do te perfitoje nje page prej 500.000 $ dollaresh ne sezon, plus bonuset, shtepi, makine dhe shume perfitime te tjera dytesore qe vijne nga nenshkrimi i kesaj kontrate.

Hyka pritet te kete nje rol prej protagonisti ne skuader dhe nga klubi i tij shihet si perforcimi kryesor ne kete merkato dhe me kete blerje nga San Jose eshte bere nje nder 3 me te paguarit e ketij klubi. Me ekipin e ri, Hyka pritet te mbaje fanellen me numrin 10.

Per t’u bere pjese e endrres amerikane, ai refuzoi oferta konkrete prej Alaniaspor, Bursaspor e Koniaspor nga kampionati turk, Ferencvaros ne Hungari dhe nje oferte prej 700.000 $ ne sezon nga skuadra e kampionatit kinez Henan Jianye.

Shtuar më 12/01/2017, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori