Hyka: Edhe nëse do të fitoja "Topin e Artë", De Biasi s'do më ftonte
Jahmir Hyka ka kaluar një sezon fantastik me Lucernën duke qenë protagonistë absolutë në ekipin e tij, por kjo nuk ka mjaftuar për të marrë një ftesë për në Europian.

Por për Hykën ‘qershia mbi tortë’ do të ishte pjesëmarrja në kampionatin europian, por ai e dinte që kjo gjë nuk do të ndodhte:
“Pjesëmarrja në Europian do të ishte diçka e jashtëzakonshme.

Gjithsesi e dija më parë që edhe nëse fitoja ‘Topin e Artë’ nuk do të ftohesha në Kombëtare. Megjithatë nuk është momenti për të bërë polemika dhe duhet ta lëmë trajnerin të qetë”, shprehet Hyka, i cili thekson më tej se paraqitja e tij në kampionatin zviceran nuk do të ndikonte aspak te De Biasi.

“Nuk është e vlefshme për të diskutuar tani. Trajneri i ka bërë zgjedhjet dhe është e rëndësishme të presim rezultatet e Kombëtares. Shpresoj që të kemi rezultatet pozitive, pasi Kombëtarja është mbi të gjithë”.

Në intervistën për Panorama Sport, ai bën një parashikim për rezultatet e Shqipërisë në grup, teksa thotë se ndaj Zvicrës mund të marrin një pikë e të fitojnë ndaj Rumanisë, edhe pse dëshira e tij prej tifozi është për fitore me këto dy skuadra dhe një barazim kundër Francës.
Shtuar më 06/06/2016, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori