Hyka flet pas golit: Treguam shpirtin e skuadrës (VIDEO)
Pëlqej
Jahmir Hyka shënoi golin e barazimit 1-1 për San Jose Earthquakes ndaj FC Dallas, në sekondën e fundit të minutës së katërt të shtesës.

Ky goli ishte shumë i rëndësishëm për mesfushorin shqiptar që gjeti golin e parë për këtë sezon, ndërkohë që San Jose që pas 6 ndeshjesh sezonale mbetet e pamposhtur në shtëpi, ndërsa ka regjisttruar 2 barazime dy fitore dhe dy humbje duke u renditur ne vendin e 5 në Konferencën e Perëndimit.

“Jam i lumtur për skuadrën që barazuam pasi nuk e meritonim të kumbisnim. Mendoj se ne treguam karakterin tonë, shpirtin e skuadrës si dhe faktin që ne luftojmë deri në sekondën e fundit, kjo është e rëndësishme”, deklaroi Hyka pas ndeshjes.
Shtuar më 15/04/2017, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori