Hyka si Agolli, Panucci “djeg” kapitenët te Kombëtarja
Ekipi fitues nuk ndryshohet. E tillë është fraza në futboll, porse për Panuccin duket e padëgjuar. Kjo, pasi ndaj Izraelit ku edhe kuqezinjtë fituan, për të marrë përkohësisht kryesimin në Ligën e Kombeve, në fushë ishte Jahmir Hyka. Jo vetëm kaq, por mesfushori mbajti edhe shiritin e kapitenit. Mirëpo, ditë më vonë, në Skoci, trajneri e la në stol. Këtë herë, me publikimin e listës, trajneri surprizon jo pak kur “djeg” dy kapitenë, por edhe një sulmues, Gurin.

Jahmir Hyka ne ndeshjen miqesore te futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi - Marok e luajtur ne stadiumin e rikonstruktuar Loro Borici ne qytetin e Shkodres.

Shiriti nuk është vetëm një fashë që dallon dikë nga skuadra, porse individi që bën liderin, këshillon, kritikon, mban të bashkuar skuadrën. Shqipëria do të luajë më 10 miqësoren ndaj Jordanisë dhe më 14 sfidën zyrtare ndaj Izraelit. Por, në listën prej 25 vetash, nuk ka vend për kapitenin Ansi Agolli dhe as atë që mbajti shiritin ndaj Izraelit, Jahmir Hyka. Trajneri, me një të rënë të lapsit, duket se ka djegur dy kapitenët e fundit. E nëse për të parin, mund të kenë peshuar kritikat pas Skocisë, i dyti është… rast i pashpjegueshëm.

Në këtë logjikë të amullive me zgjedhjet në përfaqësuese, habit lënia jashtë e Sindrit Gurit. Aktivizim dhe gola në Belgjikë, (Cikalleshi e Sadiku të dëmtuar), por Panucci zgjedh… të riun Vrioni. Krahas urimit që Kombëtarja të ketë sukses në këto dy ndeshje e radhës është që të qartësohet mënyra e zgjedhjes dhe metoda që përdor Panucci.
Shtuar më 04/10/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori