Hyn si zëvendësues, Latifi i siguron fitoren skuadrës së tij
Liridon Latifi po kalon një formë mjaftë të me ekipin e Pushkash Akademi, duke arritur të kontribuoj në fitoren që ekipi i tij ka arritur me rezultatin 2 me 0 kundër Mezokovesd-Zsordi.

Lojtari shqiptar e nisi sfidën si zëvendësues dhe në minutën e 57’ ai është hedhur në fushë. Nuk vonoi shumë dhe 3’ minuta më vonë Latifi arriti të gjente rrugën e rrjetës për ekipin e tij. Në minutën e 69’ ish-lojtari i Skënderbeut përsëri ishte protagonist në aksioni që u fitua penalltia.

Knezeviç vulosi shifrat në 2 me 0. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për ekipin hungarez sepse pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit, ata kanë reflektuar duke ju larguar zonës së ftohtë dhe duke u pozicionuar më afër mesit të tabelës.
Shtuar më 15/12/2018, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori