Hysaj bën pjesë në 10 mbrojtësit më të shtrenjtë në Europë
Elseid Hysaj duket se nuk po shkëlqen dhe shumë këtë sezon nën urdhrat e trajnerit Carlo Ancheloti, ku shpesh herë e ka parë veten në stol. Por futbollisti i kombëtares bën pjesë në top 10 mbrojtësit më të shtrenjtë në Europë.

Futbollisti shqiptar renditet në vendin e shtatë në rang listën e “FTB90”, duke kapur një vlerë tregu 51.3 milion euro.

Ndërkohë vendin e parë në këtë listë e mban mbrojtësi i Liverpool Trent Alexander-Arnold me 96.4 milion euro. Lista ndërkohë është e përbërë na emrat e mbrojtësve të klubeve si: Real Madrid, Atletiko Madrdi, Manchester City, Arsenal, Juventus etj. /albeu.com/



Shtuar më 23/11/2018, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori