Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid
Hysaj, shpreson që të qëndrojë përgjithmonë te
klubi i Napolit.
Hysaj është rritur shumë si lojtarë në këto sezonet e fundit dhe më parë raportohej se Barcelona interesohej për të dhee po ashtu edhe
klubi anglez, Manchester United.
Por, ai thotë se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë për të dhe se dëshira është që të qëndrojë sa më gjatë në Serie A tek Napoli.
“A do të qëndroje përgjithmonë në Napoli? Po, definitivisht. Kam imagjinuar diçka të tillë. Jam shumë i lumtur dhe qyteti është i mrekullueshëm”, tha
Hysaj.
“Klauzola ime 50 milionë euro? Është
klubi që e vendos, unë nuk e vendosi çmimin. Më duket shumë mua, por futbolli është duke shkuar...”
“Unë po mendoj vetëm për vete dhe nëse vjen dikush, atëherë do të shohim”, përfundoi mbrojtësi i talentuar. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018,
ora 16:45