Hysaj: Duhet të mësohem me pozicionin e ri
Elseid Hysaj ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Moldavisë. Ai mendon se ekipi po bën mirë dhe e meritoi fitoren.

Skema - "Po ja marr dorën dhe po gjendem mirë. Jam i lumtur me lojën që bëj. E meritonim fitoren pas ndeshjes me Islandën".

Shiriti - "Ishte e drejta e Mërgimit. Do më vijë radha dhe mua ta kem".

Ofensiva - "Po punojmë për sulmin. Unë po punoj për vete dhe të shënoj. Më duhet të gjej golin".

Roshi - "E di trajneri pozicionin tim. Dua të jem 100% për kombëtaren dhe të jap maksimumin deri në fund".

Rasti i dytë - "Mendova se do të isha pozicion jashtëloje. Duhet të mësohem të jem para portës. Nuk kam pasur raste të dal para porte".

Shtuar më 11/06/2019, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori