Hysaj fiton derbin ndaj Berishës, Napoli rikthehet te fitorja (VIDEO)
Napoli arriti të dalë me 3 pikë nga transferta e vështirë e Bergamos përballë Atalantës duke i mposhtur 2-1.


Skuadra e Ancelottit gjeti avantazhin që në minutën e dytë me anë të mesfushorit spanjoll Fabian Ruiz, i cili shfrytëzoi në mënyrë perfekte një asisit të bukur të Insignes, për të shtyrë topin në rrjetën e Berishës.

Gjithsesi vendasit rikthyen baraspeshën në minutën e 56’ të takimit, kur Duvan Zapata shfrytëzoi një rrëmujë në zonë, për të kontrolluar topin dhe për ta dërguar në portën e napolitanëve.

Gjithsesi skuadra e Ancelottit nuk mund të pajtohej me barazimin, ndaj u hodh në kërkim të golit dhe arriti ta gjejë atë në minutën e 85-të, me anë të sulmuesit polak Arkadiuz Milik, që u harrua në zonë dhe mposhti Berishën për herë të dytë.

Me këtë fitore Napoli mbetet në vendin e dytë, tashmë me 32 pikë, 8 më pak se Juventusi kryesues, ndërsa do të synojë deri në fund të reduktojë distancën nga bardhezinjtë, për të arritur te titulli kampion.

Ndërkohë Gjimshiti dhe Hysaj u aktivizuarn 15 minutat e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2018, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori