Hysaj flet si kapiten: Jam shumë i gëzuar, do jetë natë fantastike
Shiritin e kapitenit të Kombëtares shqiptare, sot në ndeshjen kundër Turqisë do ta mbajë Elseid Hysaj, i cili është mjaft i gëzuar për këtë fakt dhe aq më tepër kur këtë shirit do ta mbajë në qytetin e tij të lindjes

Në një intervistë për "Supersport", mbrojtësi shkodran ka folur për shiritin e kapitenit dhe për sfidën e sotme.

"Të gjithë lojtarët do donin të ishin kapiten i kombëtares. Është një gëzim i madh për mua aq më tepër që ndeshja luhet në qytetin tim. Besoj se do të jetë një natë fantastike për mua. Turqia është një kundërshtarë shumë i fortë. Do luftojmë të marrim pikë".

"Po punojmë që të nxjerrim një rezultat të mirë. Klima në ekip është shumë e mirë. Është një grup i mirë, kemi shumë lojtarë që kanë minutazh të plotë. Shpersoj të marrim gjashtë pikë në dy ndeshje, por këtë gjë do e tregoj fusha", ka përfunduar Hysaj.
Shtuar më 22/03/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori