Hysaj flet si kapiten: Jap maksimumin si Loriku, Franca s’na tremb
Elseid Hysaj merr përgjegjësinë e liderit të Kombëtares në mungesë të Lorik Canës ndaj Francës.

Mbrojtësi i Napolit, theksoi se është gati ta mbajë këtë përgjegjësi, dhe shpreson që të arrijmë që të kalojmë grupin.

“Shiriti kapiteni është kënaqësi e madhe. Dihet që do të kem më shumë përgjegjësi, por besoj se do të jap maksimumin, sikurse Loriku. Do të bëjmë të pamundurën që të marrim pikë, sepse po mbarojnë ndeshjet dhe na duhen pikët për t’u kualifikuar. Do të jem i qetë pavarësisht emrit të kundërshtarit. Si kapiten ose jo, do të jap maksimumin në fushë.

Më pas mbrojtësi kuqezi foli edhe për sfidën e humbur ndaj Zvicrës.

“20 minutat e para ishin shumë të vështira, sepse Zvicra është shumë e fortë. Në fakt të gjitha skuadrat vuajnë në 20 minutat e para dhe më vonë, kjo pak rëndësi ka. Ne treguam se kemi cilësi për t’i kaluar vështirësitë dhe për të ndryshuar rezultatin”, u shpreh talenti 22-vjeçar.

Shtuar më 12/06/2016, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori