Hysaj gjithmonë e më pranë Romës
Elseid Hysaj është duke kaluar një nga sezonet më të errët në karrierën e tij. Mbrojtësi kuqezi është karakterizuar nga dëmtime në këtë start sezoni me skuadrën e Napolit. Shkodrani ka humbur statusin e titullarit me nënkampionët e Italisë dhe po shqyrton seriozisht mundësinë për tu larguar në merkaton e janarit.

Skuadra që ka shprehur interes për shërbimet e Hysajt është Roma. Klubi kryeqytetas e ka ndër objektivat kryesor 25 vjeçarin në merkaton e dimrit. Sipas mediave italiane Hysaj dhe agjenti i tij Mario Giuffredi prej kohësh po negociojnë me klubin e Napoli rreth një transferimi të shqiptarit në “Olimpiko”.

Kapiteni kuqezi ka refuzuar mundësinë për të rinovuar me jugorët e italisë.

I vetmi problem në këto tratativa mbetet kërkesa presidentit te napolit Aurelio De Laurentiis i cili dëshiron të paktën 25 milione euro per ta lënë të lirë Hysajn. Që transferimi në Romë të jetë i realizueshëm në janar për mbrojtesin e djathtë, verdhekuqtë fillimisht duhet të lirohen nga Zapakosta.

Sakaq, një tjetër aspekt që i shtyn kryeqytetasit të investojnë te Hysaj, është edhe politika e re në klubin italian për të investuar ne merkato te futbollistët nën 27-vjeç.
Shtuar më 09/11/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori