Hysaj ia bën të qartë Napolit, nuk qëndron në stol edhe në sezonin e ardhshëm
Elseid Hysajt dhe Kevin Mulcuit nuk kanë arritur ta bindin Carlo Anccelotin në sezonin e tij të parë te Napoli. Sipas "Gazzeta Dello Sport", klubi napolitan po bën çmos që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të SPAL-it, Manuel Lazari.

Lojtari i skuadrës nga Ferrara ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Serie A dhe është gati për hapin e madh të karrierës, ndërkohë që ka fituar besimin e trajnerit të përfaqësueses axurre, Roberto Mancini.

Megjithatë, lajmet mbi interesimin e Napolit për Lazarin nuk janë pritur mirë nga mbrojtësi shqiptar. Krahas lajmit mbi interesin për lojtarin, "Gazzeta dello Sport", raporton gjithashtu se Hysaj nuk pranon që të qëndrojë në stol edhe për një sezon tjetër, pra nëse bisedimet për Lazarin finalizohet do t’i hapet rruga largimit të shkodranit. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori