Hysaj: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen kundër Turqisë
foto ilustruese
Elseid Hysaj do të jetë kapiteni i Kombëtares për ndeshjen kundër Turqisë. Mbajtja e shiritit në këtë ndeshje ngjall një emocion të dyfishtë pasi ndeshja do të luhet në qetetin e tij të lindjes, Shkodër.

Mbrojtësi i Napolit thekson se mbrojtja e kombëtares do të dij ti përballojë sulmuesit e Turqisë pasi ato janë përballë edhe herë të tjera me ato sulmues në kompionat.

Sulmi i Turqisë - "Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A, pasi mbrojtja jonë luan thuajse e gjitha në Seria A. Ne përballemi thuajse çdo ndeshje me futbollistë të tollë dhe nuk kemi probleme, jemi përgatitur si duhet".

Dënimi i Strakoshës - "Për Strakoshën nuk vendosim ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin, pasi nuk të dënon kush kot në kombëtare. I kamë thënë të rri i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Shpresoj ta kuptoj gabimin sa më shpejt".

Kapiten në Shkodër - "Është ndjesi shumë e mirë të luash në shtëpinë tënde si kapiten. Shpresoj të fitojmë".

Roli - "Nëse nevojitet do e bëj dhe krahun e majtë të mbrojtjes. E kam bërë te Napoli, nëse lind nevoja e bëj dhe me Shqipërinë". /albeu.com/



Shtuar më 21/03/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori