Hysaj: Kemi marë veten nga humbja, jemi gati për Andorrën
hysaj66
Kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj, ka folur në konferencën zyrtare një ditë para ndeshjes me Andorrën. Kapiteni është shprehur se ikja e Panuccit i ka mërzitur lojtarët, por kjo gjë duhet të kalohet tashmë dhe të mendohet vetëm për fitoren e ditës së nesërme. Hysaj tha se largimi i trajnerit Panucci bëri që të kishte lot në dhomat e zhveshjes, por tani të gjithë çunat janë qetësuar dhe moralisht, duke u bërë gati për të marrë një fitore nesër.

Largimi i trajnerit?- Besoj që nuk duhet të mendojmë punën e trajnerit, sepse kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, që duhet ta fitojmë patjetër. Na duhen tre pikë për të vazhduar rrugën për kualifikimin në Europian. Duhet të përqëndrohemi për ndeshjen e nesërme dhe jo të mendojmë për trajnerin apo gjërat që kanë ndodhur ditën e djeshme.

Ndeshja nesër?- Besoj që me njohjen që kam me çunat, jemi të gjithë me mendjen që duhet të fitojmë. Nuk duhet të mendojmë për gjërat që ka ndodhur, sepse nëse mendojmë për të shkuarën nuk fitojmë. Duhet të përqëndrohemi dhe besoj se jemi të gjithë gati për fitore nesër.

Situata në ekip?- Situata besoj që është shumë e mirë. ndeshja që humbëm nuk duhet të na dënoj për ndeshjet e tjera. Cunat janë në formë të mirë, moralisht e kemi marr veten nga humbja dhe jemi gati për ndeshjen me Andorrën.

Pati lot për largimin e Panuccit?- Unë besoj se kështu e ka futbollit, trajnerët largohen dhe vijnë të ri. Ne duhet të mendojmë për të mirën e kombëtares dhe jo të rrijmë pas këtyre gjërave. Mërzitje ka pasur sepse kemi kaluar dhe çaste të bukura me Panuccin, por duhet ta kalojmë dhe të mendojmë për ndeshjen.

Panucci tha se këta lojtarë janë, e kishte gabim?- Nuk e di nga i buronte, çdo trajner ka mendimet e veta dhe secili bën punën e tij. Unë besoj shumë në kombëtare dhe shoh punën që bëjnë djemtë. Unë besoj që do arrijmë të bëjmë gjëra spektakolare. Panucci e kishte gabim që mendonte se këta lojtarë ishin këta që janë. Unë do të jem këtu dhe për disa vite dhe besoj se do bëjmë gjëra spektakolare.

Mendon se je 100% kapiten i këtij ekipi?- Unë besoj se me votimin që është bërë, e ndiej që jam lider dhe kapiten i kësaj kombëtareje. Besoj sepse çunat janë gjithmonë afër meje. Besoj se do jem dhe shpresoj të vazhdoj të jem gjithmonë kapiten i kësaj kombëtareje. /albeu.com/


Shtuar më 24/03/2019, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori