Hysaj kthehet me grip nga pushimet në Amerikë, mungon në fundjavë?
Elseid Hysaj është rikthyer nga pushimet në Amerikë, por gjendja e tij nuk është aspak e mirë. Shkodrani nisi punën në palestër, me stërvitje të diferencuar për shkak të një viroze gripale, e cila ka bërë që 22-vjeçari të jetë në dyshim për ndeshjen e parë të vitit 2017 përballë Sampdorias.

Hysaj mund të jetë i detyruar të shtrëngojë dhëmbët dhe të luajë, pavarësisht se nuk do të jetë në formë optimale. Kjo për faktin se te Napoli mungojnë të gjithë mbrojtësit e tjerë titullarë.

Nga Albiol i skualifikuar, për të vijuar me Koulibaly dhe Ghoulam të cilët janë të angazhuar në Kupën e Afrikës, ndërsa jashtë mbetet edhe Chiriches që vuan një dëmtim muskulor.

Elseid Hysaj pritet të jetë në fushë përballë Sampdorias në fundjavë, ndërsa nëse gjendja e tij përkeqësohet, gati do të jetë veterani Maggio.
Shtuar më 05/01/2017, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori