Hysaj: Kualifikimi historik, shpresoj të fitojmë ndonjë ndeshje
Një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares Elseid Hysaj, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FSHF-së, është i entuziazmuar nga fati i madh që i ra për të luajtur në një Europian vetëm 22 vjeç.

Mbrojtësi i Napolit nuk flet shumë por objektiva, por e sheh si një mundësi të mirë për të lënë gjurmë.

Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?
Nuk mund ta besoja se me të vërtet mbërritëm këtu. Unë jam vetëm 22 vjeç. Është e pabesueshme, është e shkëlqyeshme. Shpresoj të fitojmë ndeshje në Francë.

Kjo është pjesëmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë, në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?
Ndjesia për këtë mundësi historike vërehet në fytyrat tona në fushën e lojës. Dalëngadalë, po mësohemi me këtë fakt!
Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Isha 7 vjeç kur fillova të merreshe me futboll. Në moshën 17 vjeçare i kuptova se doja më shumë, të bëhesha futbollist profesionist. Nëse do ta arrish, atëherë duhet të punosh , të strukturosh jetën tënde, dhe t'i mbushësh planet me pasion dhe vitalitet. Kështu që fillova ta përmbush ëndrrën time , dhe punova fort për këtë.

Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?
Duhet të silleni si profesionistë. Mos mendoni vetëm të bëni qejf, të dilni gjithmonë mbrëmjeve, ndiqni në mënyrë serioze planet dhe idetë tuaja.

Kush janë pritshmërit dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?
Futbolli është i çuditshëm, ne duhet të shohim ndeshje pas ndeshje, dhe të presim!

Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?
Shqipëria
Shtuar më 06/06/2016, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori