Elseid Hysaj duket se është larg
Napolit! Agjenti i tij, Mario
Giuffredi, duket se është
lodhur nga një situatë e tillë. Ai beson se shkodrani do të largohet në verë, pasi nuk ka ende rinovim mes palëve.
Bisedimet nuk po ecin mirë dhe e ardhmja e shqiptarit është kthyer në një telenovelë të vërtetë. “Kam dy vite që i shkoj pas
Napolit për rinovimin. Jam
lodhur dhe tani është e drejtë të shqyrtoj ofertat që kanë ardhur në drejtim të lojtarit”, – tha
Giuffredi.
26-vjeçari mund të largohet si futbollist i lirë dhe kjo do të kishte një dëm të madh ekonomik për italianët. Gattuso po e aktivizion Hysajn si
titullar. Shkodrani po luan si
titullar i mbrojtjes në krahun e majtë.
Shtuar më 16/11/2020,
ora 22:51