Hysaj më i shtrenjtë se Belotti, Saviç, Asensio dhe Perisiç
Pëlqej
Elseid Hysaj më i shtrenjtë se Andrea Belotti. Nuk është një lojë fjalësh, por një vlerësim që mbështetet nga “Observatori i Futbollit Ndërkombëtar” CIES.

Ky institucion që është një ndër më prestigjozët në rang planetar ka publikuar një listë me 100 lojtarët më të shtrenjtë në planet dhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare renditet në vendin e 60-të, pikërisht përpara bomberit të Torinos, që pak muaj më parë konsiderohej si një nga lojtarët më të shtrenjtë.

70.5 milionë Euro vlerësohet nga CIES kartoni i mbrojtësit shkodran, duke lënë pas edhe emra të tjerë me peshë si Ivan Perisic, Nemaja Matic, Marco Asensio apo Milinkovic Savic./albeu.com/
Shtuar më 09/01/2018, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori