Hysaj me statistikë mbreslënëse në Serie A (FOTO LAJM)

Elseid Hysaj nuk po kalon një periudhë të mirë te Napoli, pasi ai qëndroi në stol në sfidën që italianët barazuan me PSG në UEFA Champions League.

Shqiptari është aktivizuar deri më tani në 8 ndeshje ku ka grumbulluar gjithsej 720 minuta dhe ka dhuruar edhe një asist. Mbrojtësi i djathtë megjithatë duket se në këto paraqitje ka lënë një statistikë mbreslënëse.

Ai është në listën e 10 lojtaarëve me më shumë pasimesakta në kampionatin italian. Në krye të kësaj liste është Brozoviç me 689 pasimesakta, ndërsa pas tij është Kulibali me 651. Hysaj ka arritur të futet në 10-tëshe me 517 pasimesakta.
Shtuar më 25/10/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori