Buzëqesh Zidane, rikuperohet Ronaldo për sfidën me Napolin
Ditën e djeshme Cristiano Ronaldo krijoi panik në kampin madrilen pasi mungoi në stërvitje duke ngritur hipotezën e një dëmtimi të mundshëm.

Mëngjesin e sotëm luzitani ka gëzuar të gjithë tifozët e tij pasi është parë në formë të shkëlqyer fizike dhe është i gatshëm të luajë kundër Napolit, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Gjatë trajnimit të paradites Zinedine Zidane ka pasur në dispozicion të gjithë ekipin përfshirë edhe Ronaldon i cili është duke zhvilluar seancat e fundit të stërvitjes.
Shtuar më 14/02/2017, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori