Hysaj në ajër, gjiganti anglez përpilon ofertën zyrtare
Nuk kanë fund interesimet për Elseid Hysaj. Pas Tottenham Hotspur, Inter, Romës, Juventusit, Atletico Madrid apo Chelsea, në garë për shërbimet e kapitenit të Kombëtares shqiptare është futur edhe një tjetër skuadër e rëndësishme në Europë.

Manchester United thuhet se ka shfaqur interes për Hysaj, i cili mund të largohet nga Napoli që në këtë merkato vere. Madje, sipas "Sky Italia", United ka shkuar edhe më tej, teksa ka përpiluar edhe ofertën që do të dërgojë për Hysaj. Rreth 15 milionë euro për kartonin e 25 vjeçarit, i cili sipas të gjitha gjasave ka zhvilluar sezonin e fundit me Napolin.

Ai u transferua te nënkampionët e vendit në verën e vitit 2015. Që prej asaj kohe, Hysaj ka veshur në 134 raste fanellën e kaltër, duke mos arritur të gjej fundin e rrjetës. Ndërkohë, më parë, Hysaj është aktivizuar me Empolin, ku shënoi 1 gol në 102 takime.

Me kombëtaren shqiptare, shkodrani i krahut të djathtë ka zhvilluar 46 takime, e në disa raste ka luajtur edhe me shiritin e kapitenit në krah.
Shtuar më 19/06/2019, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori