Hyka në garë për dy çmime individualë njëkohësisht në Kampionatin Amerikan të Futbollit (VIDEO)
Është lënë jashtë vëmendjes së trajnerit të Kombëtares në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, por forma e treguar me San Hoze Wrthkuejs e ka bërë Jahmir Hykën që të jetë mes njerëzve të kandiduar për çmimet e fundvitit në Kampionatin Amerikan të Futbollit (MLS).

Mesfushori me tipare të avancuara ka rënë në sy për formën e tij dhe shqiptari është dominuar për dy çmime. Një për lojtarin më “fair play” dhe një tjetër për “golin e vitit”. Një gol i realizuar më 20 maj kundër Dalasit, ku shqiptari u shpall njeriu i ndeshjes, e ka bërë Hykën që të jetë një prej kandidaturave për të triumfuar në çmimin për golin më të bukur të vitit në Amerikë.

Shqiptari është në garë edhe për çmimin tjetër, lojtari më “fair play”. Mesfushori kuqezi është aktivizuar në 30 nga 34 ndeshjet e sezonit të rregullt të San Hoze Wrthkuejks, duke shkaktuar vetëm gjashtë faulle në 1871 minuta lojë, që ai është aktivizuar me skuadrën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori