Hysaj në historinë e futbollin tonë, ka një klauzolë mjaft të lartë
Elseid Hysaj është futbollisti me klauzolën më të shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptarë. Ekipi italian ka gjetur akordin për sa i përket klauzolës së largimit të tij dhe do ta vendosë në kontratën që mbrojtësi pritet të firmosë në javët në vazhdim.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, paga e re e mbrojtësit tonë do të jetë 1.5 milionë eurosezon.

Njëkohësisht, është përcaktuar që në kontratë të vendoset klauzola e largimit, e cila do të jetë 25 milionë euro. Napoli e ka blerë futbollistin për vetëm 5 milionë euro një vit më parë nga Empoli dhe nëse do të arrijë ta shesë për 25 milionë euro, do të ketë një përfitim të ndjeshëm ekonomik.

Sipas mediave italiane, klube si Bajern Mynih dhe Arsenali po monitorojnë futbollistin shqiptar. Nëse ai konfirmohet në të njëjtat nivele edhe në këtë sezon, nuk është çudi që sezonin e ardhshëm ta blejnë për këtë shumë mjaft të lartë për një mbrojtës.
Shtuar më 24/07/2016, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori