Hysaj në Premierligë, Chelsea e kërkon që në janar
Për 18 muaj u përfol se Chelsea do të ishte një mundësi për të ardhmen e Elseid Hysaj dhe sot është konfirmuar se mbrojtësi shqiptar kërkohet me ngulm nga trajneri Frank Lampard dhe do e vendosë prioritet në merkaton e janarit, nëse klubi londinez çlirohet nga dënimi i FIFA-s për të mos blerë lojtarë.

Media angleze “Express” shkruan se Hysaj do të jetë objektiv parësor i merkatos së verës, nëse nuk arrijnë që ta transferojnë në Londër që në merkaton e janarit.

Shtuar më 22/09/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori