Hysaj pas dëmtimit që pësoi shoku i tij, është i vetëdijshëm se nuk ka më pushim për të
Në ndeshjen e fundjavës kundër Sasuolos, mbrojtësi i Kombëtares ishte një prej emrave që e ndoqën sfidën nga stoli, në funksion të përballjes me Mançester sitin. Mirëpo, nuk do të ndodhë më kështu.

Kjo, për fat të keq, sepse Napoli ka humbur për të paktën 6 muaj mbrojtësin e majtë, Fazi Ghulam. I dëmtuar kundër anglezëve, ai i është nënshtruar një operacioni dhe për këtë, do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën gjysmë viti.

Kjo bën që trajneri Sarri të mendojë për Hysajn si alternativë për krahët në çdo ndeshje./ albeu.com /
Shtuar më 03/11/2017, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori