Hysaj përfundon në stol ndaj Juventusit
Elseid Hysaj do ta nisë nga stoli supersfidën e mbrëmjes me Napolit dhe Juventusit e cila starton në orën 20:30 në San Paulo.

Sipas formacionit paraprak të publikuar ga "Spormediaset" Elseid Hysaj nuk pritet të jetë titullar teksa vendin e shqiptarit pritet të zerë Maksimovic.

Hysaj këtë sezon ka luajtur shumë pak me Napolin. Me ardhjen në verë të Carlo Ancelottit shkodrani është detyruar të ngrohë stolin. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori