Hysaj pranë rinovimit me Napolin
Napoli dhe Elseid Hysaj duket se tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re.

Pavarësisht se emri i lojtarit kohëve të fundit ishte i lidhur me shumë klube, përfshirë Chelsean e Maurizio Sarrit dhe Interin.

Sipas Corriere dello Sport, agjenti i lojtarit do të takohet së shpejti me klubin dhe do të finalizojnë detajet e fundit për kontratën e re.

25-vjeçari është pjesë e skuadrës napolitane nga vera e 2015 ku u ble nga Empoli për pesë milionë euro dhe që nga atëherë ka befasuar me paraqitje të mira.

Hysaj këtë sezon është paraqitur 29 herë për skuadrën e Carlo Ancelottit, ku ka kontribuar me dy asistime.

Marrëveshja e tij aktuale do të përfundojë në qershorin e 2021.
Shtuar më 25/03/2019, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori