Hysaj presion francezëve: Nuk vijmë këtu për të humbur
Elseid Hysaj dëshiron të besojë te shanset që ka ekipi i tij përballë Francës të shtunën në mbrëmje në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020.

Kështu shkruan "France Football", që ka i shkëputur 25-vjeçarit një koment të shkurtër për këtë takim të raundit të 5-të të sfidave në grupe.

Hysaj nuk e përjashton mundësinë që Shqipëria të bëjë surprizën e madhe në “Stade de France”.

"Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner (Edy Reja) ne do të tregojmë vlerat tona. Ne vijmë me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por hqipëria mund të fitojë", deklaroi Hysaj.
Shtuar më 05/09/2019, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori