Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebo
Hysaj: Rikthehemi te fitorja ndaj Izraelit
Pëlqej
hysaj66
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Izraelit që luhet këtë të premte.

Mbrojtësi që aktivizohet me Napolin në Serie A, tha se skuadra luajti mirë ndaj Jordanisë, por vetëm goli mungoi ndërkohë që për ndeshjen me Izraelin, Hysaj tha se skuadra do të arrijë fitoren. shkruan Albeu.com

“Trajneri ka të drejtë që nuk më aktivizoi dje, pasi te Napoli kemi pasur shumë ndeshje këtë periudhë. Duhej të luajnë edhe të rinjtë, pasi në këto ndeshje duhen parë edhe ata. Bëri mirë që disa lojtarë i la pushim.

Të dielën, unë do të jap maksimumin, siç kam bërë gjithmonë në kombëtare. Shpresoj të luajmë mirë dhe të bëjmë ndonjë gol për të vazhduar rrugën tonë. Besoj se ndaj Izraelit mund t’ia dalim. Dje ishte e vështirë, Jordania u mbyll mbrapa, por treguam karakter. Për punë centimetrash nuk hyri goli.

Ku ndryshon kombëtarja e sotme me atë që fitoi 3-0 në Izrael? Nuk mendoj se ka shumë ndryshime, grupi i lojtarëve të asaj ndeshjeje është edhe tani, pak a shumë. Fituam 0-3, por vinim nga humbja me Luksemburgun. Besoj se jemi gati për ta luajtur si duhet ndeshjen e së dielës.

Mungesat e Cikalleshit, Sadikut etj? Ata janë lojtarë të mirë, dihet që na mungojnë, por ka edhe lojtarë të tjerë, që mund të bëjnë mirë, dhe e kanë treguar veten edhe atje ku luajnë. Në sulm, fjala vjen, kemi Manajn dhe Balajn”, tha Elseid Hysaj. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori