Hysaj te Chelsea ose Reali i Madridit në verë
Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, vetëm nëse vjen ndonjë ofertë marramendëse nga klubet e mëdha gjatë verës. Në fakt nuk bëhet fjalë për klube të vogla, por për emra të mëdhenj si Chelsea dhe Real Madrid.

Menaxheri i tij Mario Giufreddi konfirmon qëndrimin e mbrojtësit të djathtë të Kombëtares shqiptare në skuadrën italiane, por në verë gjithçka mund të ndodh.

Hysaj tashmë njihet për shumë vjet dhe e ardhmja varet edhe nga Sarri. Në verë mund të ketë treg të madh. Në futboll gjithçka e ka çmimin e vet. Kur flas për klube të mëdha iu referohem Real Madridi ose Chelsea-t, sepse ai ka hapësira të mjaftueshme për përmirësim dhe mund të marrë një tjetër hap të madh për përpara.

Gjithsesi ai ka një kontratë që e lidh me Napolin edhe për 5 vite të tjera dhe besoj se nuk është momenti i duhur tani për të folur për merkato”, tha agjenti i tij për Radio CRC. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2016, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori