Hysaj tek Chelsea? Menaxheri i tij thotë fjalën e fundit
Elseid Hysajt i skadon kontrata në 30 qershor dhe më pas të gjitha të drejtat për një lëvizje të mundshme i kalojnë vetë klubit napoletan.

Ditët e fundit ishte përfolur për një transferim të tij në Londër ku kishte shfaqur interes të hapur ekipi i Chelseat. Por a do të shkojë vërtet shkodrani tek Blutë e Londrës?!

Jo edhe nëse Sarri merr drejtimin e ekipit Anglez, Hysaj do të qëndroj nën urdhërat e Carlo Ancelottit.

“Është e mundur që Sarri të kërkojë disa futbollistë të Napolit nëse merr drejtimin e Chelseat. Hysaj? Do të qëndrojë te Napoli! Ajo e kalimit te Çelsi është një hipotezë që vështirë se mund të merret në konsideratë”, ishin fjalët e menaxherit. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori