Hysen Pulaku, pozitiv edhe në testin B
Përgjigjia e analizës së dytë së Hysen Pulakut ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, por zyrtarët e saj nuk e bërë publike as në konferencën e mbajtur pak ditë më parë.

Aty shkruhet qartë që Hysen Pulaku ka përdorur substanca të ndaluara të tipit "stanozolol" ashtu si Romela Begaj dhe Daniel Godelli, raporton Tv Klan.

Një analizë e detajuar ose jo në përgjigjen e laboratorit të Këlnit dallohet që Hysen Pulaku ka rezultuar pozitiv.

Federatës Shqiptare të Peshëngritjes i bëhet e ditur që si Hysen Pulaku dhe Romela Begaj kanë mundësinë e dëgjimit nga paneli i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2015, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori