I afërmi nxjerr "sekretin": Mbappe e sheh veten duke luajtur në Madird
Kylian Mbappe ka qënë emri më i lakuar për një transferim të mundshëm për tek skuadra e Real Madridit.

Por deri më tani asnjë lëvizje konkrete nuk është bërë nga "Los Blancos", magjithatë rikthimi i Zidane në pankinën e trajnerit ktheu edhe shpresën për 20 vjeçarin.

Gazeta javore franceze “Le Journal du Dimanche” shkruan se Rela Madrid e ka ende objektivin kryesor Kylian Mbappen.

Gazeta franceze ka publikuar deklarata të një të afërmit të yllit të Paris Saint-Germainit, i cili ka pohuar se Mbappe kishte treguar përse nuk ishte transferuar në Madrid në vitin 2017.

Në atë kohë, thuhet se Mbappe kishte theksuar: “Nëse shkoj në moshën 18-vjeçare, çfarë do të bëj kur t’i mbush 23 vjeç?”.

I afërmi i Mbappes më pas ka konfirmuar diçka që do të kënaqë madrilenët: “Mbappe e sheh veten duke luajtur në Madrid”.

Vetë lojtari nuk ia ka mbyllur derën kalimit në Madrid, teksa presidenti Florentino Perez e di se do të jetë shumë e vështirë ta bindë klubin parisien ta lëshojë francezin. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori