I "çmenduri" Van Gaal ofertë të frikshme për yllin e Realit
Manchester United në dy sezonet e fundit ka bërë shpenzime marramendëse, por ende ky ekip është larg formës së dikurshme. Edhe pse deri më tani ka shpenzuar rreth 350 mln euro, por duket se kjo gjë do të vazhdojë në mënyrë që ekipi të rikthehet i frikshëm si dikur.

Prioriteti kryesor i “Djajve të Kuq” është mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez. Kolumbiani që u transferua nga MonacoMadrid duket se e ka humbur shkëlqimin e tij, por Manchesteri pritet të ofrojë plot 80 mln euro. Një shifër kjo e përafërt me atë që Reali pagoi për shërbimet e lojtarit.
Shtuar më 18/01/2016, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori