Mbrojtësi i Chelseat, Thiago
Silva, mund të
dënohet nga
Federata angleze shkaku i thyerjes së
rregullave anti-COVID-19.
Thiago
Silva bëri një gjet human kur i hodhi një djaloshi që punonte në stadiumin "Craven Cottage" fanellën e tij.
Chelsea fitoi ndaj Fulham me rezultat 0-1, dhe me të përfunduar ndeshja, 36 vjeçari iu afrua skelës ku punonte djaloshi dhe i hodhi fanellën e tij si dhuratë. Tani, shkaku i këtij gjesti, ai mund të
dënohet nga
Federata angleze.
Sipas
rregullave strikte të Premierligës, lojtarët nuk duhet të shkëmbejnë fanellat e as ti dhurojnë ato. Disa ndeshje janë shtyrë, përfshirë edhe ajo ndërmjet Aston Villës dhe Tottenhamit.
Tani,
Federata angleze do ti hedhë një sy rastit të Silvas dhe do të vendosë nëse do të ndërmarrë ndonjë masë. Sipas
rregullave të reja, edhe përshëndetja me dorë ose përqafimi është i ndaluar.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 11:24