I dhuroi golin Romës, mbrojtësi kërcënohet me jetë dhe mbyll llogarinë e tij në Instagram
Pëlqej
Davide Santon ishte protagonist negativ në sfidën e djeshme mes Interit dhe Romës. Mbrojtësi i majtë gaboi në momentin e golit të parë, duke i falur kështu mundësinë El Shaarawyt të dilte i vetëm me Handanovic dhe të shënonte.

Kaq ka mjaftuar, që ndaj tij të shpërthejnë tifozët e Interit në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as kërcënimet me vdekje apo mbi familjen e tij.

Për këtë arsye, Santon është detyruar të mbyllë llogarinë e tij në Instagram, ndërsa ne mbrojtje i ka dalë edhe trajneri Spalletti, duke e komentuar rastin si një gabim që mund t’i ndodhë çdokujt. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2018, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori