I doli emri në listën e Interit, ja si përgjigjet De Biasi
Gianni De Biasi nuk refuzon mundësinë për të marrë stolin e Interit. Trajneri i Kombëtares shihet në Itali si një ndër kandidatët për të drejtuar zikaltrit nëse shkarkohet De Boer.

60-vjeçari ka folur për herë të parë për këtë çështje në një intervistë për mediat lokale të Udines, pasi ndoqi në stadium ndeshjen Udineze-Pescara (3-1) të dielën.

I pyetur se si do të vepronte nëse në telefonin e tij mbërrinte një klubi zikaltër, De Biasi u përgjigj prerë: “Do përgjigjesha dhe do bisedoja”.

Duke analizuar gjendjen aktuale të klubit nga Milano, ai u shpreh: “Pas Tripletës e kanë humbur sigurinë. Duket sikur nuk dinë ç’peshq të kapin” tha ai për mediat italiane.
Shtuar më 26/10/2016, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori