I githë Madridi po përgatitet për ardhjen e Icardit, Marca zbulon planin
Një fashikull në plotë kuptimin e fjalës, jo për Ikardin si lojtar, por për njeriun-Ikardi.

Këtë, sipas “Marca”-s, ka kërkuar presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, përpara se të përpiqet t’i rrëmbejë Interit sulmuesin argjentinas.

“Informacionet sportive janë pozitive në të gjitha aspektet”, shkruan e përditshmja e Madridit “por klubi madrilen ka dashur të thellohet dhe ka kërkuar një dosier për disa episode jashtë fushe të përjetuara nga Mauro, fillimisht i etiketuar si një lojtar i ndërlikuar. Por, duket se e gjithë kjo është harruar. Në Madrid janë të vetëdijshëm se blerja e bomberit”, përfundonte artikulli, “nuk do kushtojë më pak se 100 milionë euro”. /albu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori