1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
I gjithë kërkuar në Europë, ylli francez ribashkohet me PSG
Adrien Rabiot është rikthyer të stërvitet me skuadrën e Paris Saint-Germain pas 6 ditë pezullim, një masë e akorduar nga drejtuesit e klubit.

Këta të fundit, duke marrë shkas nga një pëlqimi që mesfushori francez i bëri videos së postuar në Instagram nga Evra, sikurse dhe me motivin se kishte kaluar në diskotekë natën kur PSG u eliminua nga Manchester United nuk kursyen ndëshkimin ndaj futbollistit.

Mesfushori francez që nuk do të rinovojë kontratën e ti në skadim me PSG në qershor, nuk luan që nga data 11 dhjetor të vitit të kaluar, në ndeshjen e zhvilluar ndaj Yllit të Kuq. Bashkë me Rabiot, u rikthye këtë të mërkurë në stërvitje me grupin te PSG edhe sulmuesi uruguaian, Cavani, i cili zhvilloi një seancë jo të plotë. /albeu.com/

Shtuar më 10/04/2019, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori