I hidhëruar nga vdekja e Maradonës, ish-ylli i Juventusit nuk pranon të luajë
Vdekja e Maradonës ka bërë që ish-futbollisti i Juventusit dhe Mançester Sitit Karlos Tevez të refuzojë të luajë në ndeshjen e nesërme të Kupës “Maradona” mes Boka Zhuniorsit dhe Njuells Old Boisit.


Dëshpërimi i madh për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit botëror e ka shtyrë Tevezin të mos pranojë të zbresë nesër në fushë.

Po ashtu, klubi ku Maradona punoi në muajt e fundit si trajenr, Gimnasia refuzoi të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen ndaj Velezit.


Megjithëse në Argjentinë është shpallur 3 ditë zie kombëtare për vdekjen e Maradonës, Federata Argjentinase e Futbollit ka vendosur të mos ndryshojë kalendarin e ndeshjeve.
Shtuar më 28/11/2020, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori