Ndërron jetë ish-presidenti i Marseille, i infektuar me koronavirus
Një lajm i trishtë vjen këtë mbrëmje. Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diouf është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare.

Si shumë persona të tjera, ai ishte infektuar me koronavirus.Mirëpo, fatkeqëisht nuk ia doli ta fitonte këtë betejë dhe mbrëmjen e sotme gjeti vdekjen. Ai ishte shtruar në spital që nga e shtuna në Dakar, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Pape Diouf ishte një personazh karizmatik në futbollin francez, pas disa vitesh si gazetar sportiv, ai kishte lënë stilolapsin për të veshur kostumin e agjentit të lojtarëve. Ai pati nën menaxhim futbollistë si Basile Boli, Marcel Desailly, William Gallas, Gregory Coupet, Didier Drogba apo Samir Nasri etj.

Më pas Diouf u bë pjesë e Marsejës, fillimisht si menaxher i përgjithshëm në vitin 2004, ndërsa disa muaj më vonë u bë presidenti i bordit drejtues.

Diouf ishte njeriu i parë me ngjyrë që mori në zotrim një klub të divizionit të parë në Europë dhe puna e tij në krye të klubit Marsejës u vlerësua jashtëzakonisht shumë nga sportdashësit.

Në pesë vitet në krye të skuadrës franceze, ai arriti ta çonte klubin në nivelet më të larta europiane.

Shtuar më 01/04/2020, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori