I jashtëzakonshëm, Lionel Messi 148 asistime në histori të La Ligas

Pleshti i Barcelonës mund të ketë ardhur plotësisht nga një planet tjetër.

Ai parashikon çdo gjë që bënë, ku shokët e tij e duan topin, ku do ta dërgoj në rrjetë, çdo gjë të mundshme.

Me fitoren e Barcelonës 6-1 kundër Gironës, Messi dhuroi një pasim të shkëlqyer për golin e parë në ndeshje të shënuar nga Luis Suarez.

Tani, Messi mund të krenohet se ka krijuar asiste më shumë se çdo kush tjetër në histori të La Ligës, plot 148, një më shumë se ish-ylli i Real Madridit, Michel, i cili kishte regjistruar 147 asiste në karrierë në La Liga.

Numri 10 i Barcelonës nuk është thjesht golashënues. Asisti i tij këtë fundjavë – edhe ka mundur të kishte shumë më shumë sikur bashkëlojtarët e tij t’i shfrytëzonin pasimet e tij – ishte i 12-ti në La Liga këtë sezon deri tani.

Më së shumti asiste në një edicionin në La Liga Messi arriti në sezonin 2014-15 kur dhuroi plot 19 asiste. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori